Stafi i mgushtë Trump në hall: Kush t’i thotë rezultatet e humbjes
Sipas saj, “rrethi i ngushtë i Trump po përpiqet të gjejë mënyrën se si t’i thotë presidentit se ai kishte humbur”.
“Ekipi i Presidentit Donald Trump po ‘lufton’ të gjejë se kush do duhet t’i thotë atij se ai ka humbur zgjedhjet ndërsa Joe Biden është në prag të fitores që do e çojë në Shtëpinë e Bardhë”, shkruhet në artikullin e medias britanike.
Biden mori kryesimin në Pensilvani dhe Xhorxhia mëngjesin e së Premtes ndërsa votat u numëruan brenda natës. “Nuk ka asnjë rrugë drejt fitores për Presidentin Trump pa ato shtete”, shkruhet në artikull.
Por, Trump “u ka thënë aleatëve se ai nuk do të pranojë nëse gara shkon në favor të rivalit të tij Demokrat”.
Kështu që diskutimet tani kanë filluar për personin që do “ndërhyjë” tek presidenti Trump. Ky person do të hyjë brenda dhomës ku rri Trump dhe do t’i thoshte se ai ka humbur dhe është koha ‘ta pranojmë’.
Emrat që po përfliten deri tani, janë ai i dhëndrit të presidentit, Jared Kushner dhe vajza e tij Ivanka Trump, të dy shërbejnë si këshilltarë në Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN.
Anëtarët e Partisë Republikane janë gjithashtu të shqetësuar se presidenti nuk do të qëndrojë në heshtje pasi rezultati final të dalë, dhe po diskutojnë për veprimet që do të ndërmarrin.
Ata po konsiderojnë sugjerimin tek Presidenti Trump se “largimi në heshtje mund të ndihmojë atë, familjen e tij dhe biznesin e tij” dhe ti kujtojnë se ai mund të kandidojë përsëri në 2024“, raportoi The New York Times.
Trump gjithashtu po konsideron të mbajë një tubim politik këtë fundjavë nëse nuk ka ndonjë rezultat përfundimtar në garën presidenciale, raportoi The Times.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



