E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Stefi Prifti:Para shtëpisë një vajzë më kërkoi 200 lekë për qumësht e niseshte për fëmijën
Lajme

Stefi Prifti:Para shtëpisë një vajzë më kërkoi 200 lekë për qumësht e niseshte për fëmijën

Këngëtari Stefi Prifti ka treguar një ngjarje që i ka ndodhur mëngjesin e sotëm, teksa kishte dal për të bërë pazar.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, ai rrëfen se një vajzë i kishte kërkuar 200 lekë për të blerë qumësht e niseshte për fëmijën 10 muajsh.

Stefi shprehet se u prek shumë në ato momente dhe me keqardhje deklaron se lufta tashmë filloi, jo vetëm nga koronavirusi, por edhe nga uria. Ky gjest nga ana e këngëtarit, mund të cilësohet jo vetëm një ndihmë e dhënë, po ndër të tjera një alarm për financat.

‘Tani filloi lufta!

Vec virusit po troket uria!

Dola per disa pazare te vogla dhe sot per here te pare pashe, se shume pak njerez blinin..! Ndoshta edhe shiu ben te veten…!

Prane shtepise me flet nje vajze! Zoterri, – mund te me japesh 200 leke? Kam nje vajze 10 muajshe dhe nuk kam qumesht niseshte apo miell per ti bere cecen! U preva…! U preka…!

Me keqardhje them, LUFTA FILLOI!

Zoti te na ndihmoje ne kete rrugetim sakrificash..’, shkruan Stefi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.