E diel, 29 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Strazimiri: Kush ka një diplomë në drejtësi, ta grisë tani!
Lajme

Strazimiri: Kush ka një diplomë në drejtësi, ta grisë tani!

GJKKO-ja në provimin e Kushtetutës: Kush po e mbron drejtësinë e re?

Deputeti i PD-së, Gent Strazimiri, ka publikuar një video nga një komision parlamentar, të cilën e shoqëron me një kritikë të fortë ndaj përfaqësuesve të Prokurorisë dhe GJKKO-së.

“Kush ka një diplomë në drejtësi, ta grisë tani!”, shkruan Strazimiri.

Në 37 sekonda video, sipas deputetit, shfaqen interpretime që ngrenë pikëpyetje serioze mbi njohuritë bazë të Kushtetutës: nga pretendimi se Gjykata Kushtetuese ka funksion “ligjbërës”, deri te një interpretim që vë në dyshim rolin e Kuvendit në ushtrimin e sovranitetit.

Nëse këto janë vërtet interpretimet juridike të përfaqësuesve të institucioneve të drejtësisë, atëherë problemi nuk është më thjesht një debat politik. Është një alarm për mënyrën se si interpretohet Kushtetuta nga ata që kanë fuqinë të vendosin mbi lirinë dhe të drejtat e qytetarëve.

Drejtësia nuk mund të ndërtohet mbi interpretime të Kushtetutës që bien ndesh me vetë tekstin e saj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.