“Strukturat e paautorizuara për mbrojtjen e votës, gjëra të së shkuarës”- Basha komenton deklaratën e ambasadores Yuri Kim
Ambasadorja Amerikane në Tiranë Yuri Kim sot foli për ngjarjen e rëndë të ndodhur dje në Elbasan, ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani. Diplomatja tha se strukturat e paautorizuara për mbrojtjen e votës janë gjëra të së shkuarës.

Në lidhje me këtë deklaratë të ambasadores, Yuri Kim ka reaguar edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. I ftuar në emisionin “Open”, Basha tha se e mbështet deklaratën e ambasadores, duke shtuar se ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë.
Basha theksoi se PD nuk ka asnjë strukturë të armatosur në Shqipëri.
Basha: Jam dakord me deklaratën e Yuri Kim. Kam qenë në komunikim me të gjithë partnerët dhe kanë qenë të informuar prej kohësh me se çfarë ka ndodhur në Elbasan. Zgjidhja dhe zgjedhja me 25 prill kurrë nuk ka qenë më e thjeshtë, nëse doni ndryshimin votoni ndryshimin dhe nëse doni kriminelë votoni kriminelët.
PD nuk është strukturë paralele. Ambasadorja dhe ambasadorët i kanë bërë thirrje policie të bëjë detyrën, Nëse policia do kishte bërë detyrën në Elbasan, si sot në Dibër do ishte parandaluar ngjarja. Nuk ka PD asnjë strukturë të armatosur.
Kreu i PD, Lulzim Basha ka folur për ngjarjen e rëndë në Elbasan ku mbeti i vdekur Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 persona të tjerë.

I ftuar në emisionin në “Open”, Basha tha se ngjarja nuk mund të veçohet nga konteksti se Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që bëjnë aleancë me Ramën dhe pretendon se bëjnë shit-blerjen e votës.
Lulzim Basha: Jam shprehur disa herë, qoftë në dy takime masive si ai i Lushnjes dhe i Durrësit. Pa diskutim që është ngjarje e rëndë që nuk mund të veçohet nga konteksti. Për 8 vite, Elbasani ka qenë nën sundimin e bandave që kanë bërë aleancë me Ramën.
Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar dhe do të ishte parandaluar nëse Rama nuk do të kishte dështuar këto 8 vite sepse bandat që morën pjesë në këtë ngjarje të rëndë kriminale, janë treguar me emër e mbiemër në SPAK, ndërsa shteti është nën gjunjë para tyre. Këta janë njerëz me precedent penal. Një gjë është e sigurt, vota në 25 prill është e sigurt për ti dhënë fund kohës së këtij kryeministri dhe marifetit të shitblerjes së votës.
Shkaktari i kësaj gjendje është personi që ka dështuar për 8 vite dhe i ka futur njerëzit në shitblerjen e votës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



