Suksesi i turizmi veror varet nga shumë faktorë
Sezoni turistik veror 2021 pritet të jetë më i mirë sesa ai i vitit të shkuar. Tashmë kanë nisur charter-at e organizuar nga Ukraina dhe Bjellorusia dhe pritshmëritë janë që polakët e çekët të rikthehen gjithashtu.

Tregje të reja si Bullgaria dhe Serbia kanë shfaqur interes. Peshën kryesore pritet ta mbajë turizmi shqipfolës, kryesisht Kosova, i cili ka gjallëruar fundjavat, por me qëndrime të shkurtra. Pavarësisht optimizmit, Shqipëria “rrezikohet” nga konkurrenca rajonale. Nëse Greqia vendos hapjen pa kushte, pjesa elitare e turistëve shqipfolës mund të drejtohet në vendin fqinj. Nga ana tjetër, sektori turistik në rajon është mbështetur më fort nga qeveritë, duke e bërë garën të pabarabartë. Hapja e BE-së është ajo që do të qartësojë edhe më shumë panoramën dhe nëse do të kemi një rikthim të gjermanëve e nordikëve të cilët deri më tani janë skeptikë
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



