Sulm me raketa në qytetin port të Odesas, raportohet për të vdekur
Guvernatori i Odesës Maksym Marchenko deklaroi mbrëmjen e kësaj të premteje se tre raketa ruse goditën një lagje banimi në qytetin port në jug të Ukrainës, duke shkaktuar disa viktima.
Marchenko pretendon se raketat u hodhën nga Krimea e aneksuar.
Gjithashtu të premten, ushtria e Ukrainës tha se mbrojtja e saj kundërajrore kishte parandaluar një sulm në objektet kritike të infrastrukturës në qytet.
“Armiku u përpoq në një mënyrë tinëzare të godiste objektet kritike të infrastrukturës, shkatërrimi i të cilave mund të ishte i rrezikshëm për popullatën civile”, shkroi komanda e tij jugore në Facebook.
“Falë reagimit në kohë dhe efektiv të forcave të mbrojtjes ajrore, raketat nuk goditën objektivat që kishte synuar armiku”, thuhet në njoftim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



