E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi kibernetik, eksperti i IT: Nëse sistemi nuk do ishte fikur, do kishte pasoja
Lajme

Sulmi kibernetik, eksperti i IT: Nëse sistemi nuk do ishte fikur, do kishte pasoja

Pasojat e sulmit kibernetik që mbylli ndër të tjera edhe faqen e e-albania, mund të kishin qenë shumë më të mëdha nëse sistemi nuk do të ishte fikur.

Kështu ka thënë në emisionin “Log” të gazetarit Endri Xhafo, eksperti i IT Gent Progni. Ai tha se fikja ka sjell gjënë më të mirë dhe në një skenar tjetër, mund të ndodhte që të dhënat mos të ktheheshin më.

“Mbrojtja 100% bëhet nëse heq fishat dhe heq sistemin nga aksesimi i jashtëm. Nuk është sulm i suksesshëm. Është më mirë, e di frustrimin, por fikja ka sjellë gjënë më të mirë që ky sulm nuk ka qenë efektiv. Ransomware është një virus që kopjon dhe fshin të dhënat. Nëse do kishte qenë efikas të gjitha databazat e enkriptuara nuk do të ktheheshin më. Do të thotë investim nga e para. Ka ndodhur disa herë. Edhe në një televizion, dhe janë paguar para që të kthehen të dhënat. Por varet kush po e bën sulmin. Nëse e bën një grup hakerash për përfitim monetar, ndodh që kthehet, nëse bëhen nga shtet armike ndryshon puna”, tha eksperti.

Lidhur me dyshimin e eskpertit të kriminologjisë, Ervin Karamuço, e sulmi mund të ketë ardhur nga Irani për shkak të ngjarjeve të fundit, Progni tha se ka të njëjtat mendime.

Ai shtoi gjithashtu se sulmi edhe mund të zbulohet, por theksoi se diçka e tillë është shumë e vështirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.