E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi  ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë, reagon Borrell: I tmerruar!Të gjenden dhe të sillen para drejtësisë autorët
Publik News

Sulmi ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë, reagon Borrell: I tmerruar!Të gjenden dhe të sillen para drejtësisë autorët

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme në Bashkimin Evropian, Josep Borrell, ka reaguar në lidhje me sulmin me armë ndaj autobusit të nxënësve në Kosovë, ku mbetën të vdekur 3 persona.

Borell shprehet i tmerruar nga sulmi në Gjakovë dhe apelon që autorët të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm.

“I tmerruar nga sulmi i tmerrshëm në Gjakovë. Bashkëndjej me familjet e viktimave tyre, ndërsa përgjegjësit duhet të gjenden dhe të sillen para drejtësisë për këtë krim të tmerrshëm. Jam bashkë me qytetarët e Kosovës në këto momente të dhimbshme. Ne do të vazhdojmë të punojmë për pajtimin në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Borrell.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.