E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmi në Gaza/ Gjenden 210 trupa në spitalin Nasser në Gaza, varret e përkohshme…
Lajme

Sulmi në Gaza/ Gjenden 210 trupa në spitalin Nasser në Gaza, varret e përkohshme…

Autoritetet palestineze të mbrojtjes civile në Rripin e Gazës thanë të hënën se kishin zbuluar 210 trupa nga varre të përkohshme brenda spitalit Nasser në Gaza.

Associated Press raporton se varret u ndërtuan kur forcat izraelite rrethuan objektin muajin e kaluar.

“Në atë kohë, njerëzit nuk ishin në gjendje të varrosnin të vdekurit në një varrezë dhe gërmuan varre në oborrin e spitalit”, tha grupi i mbrojtjes civile.

Në një deklaratë, departamenti tha se gjithsej 210 trupa janë nxjerrë nga oborri i spitalit që nga e premtja.

Ai tha se disa nga trupat ishin të njerëzve të vrarë gjatë rrethimit të spitalit. Të tjerë u vranë kur forcat izraelite bastisën spitalin.

Pasi ushtria u tërhoq nga Khan Younis në fillim të këtij muaji, banorët janë kthyer në vend në kërkim të trupave të të dashurve të tyre me qëllim që t’i varrosnin në varre të përhershme diku tjetër.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.