E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmuesi Armando Broja flet për “EURO24”: Kam besim që do të bëjmë diçka speciale
Lajme

Sulmuesi Armando Broja flet për “EURO24”: Kam besim që do të bëjmë diçka speciale

Armando Broja po përgatitet që të zhvillojë Europianin e parë në karrierën e tij me Kombëtaren shqiptare. Një moment historik i sulmuesit por edhe i gjithë kombit shqiptar, që ka varur shpresat pikërisht te Broja, duke qenë se është edhe “pyka” i skuadrës por edhe zotëron cilësi mahnitëse.

broja2

Broja në prag të udhëtimit drejtë Austrisë, ku edhe do të vazhdojë stërvitjen Kombëtarja, dha një intervistë për mediat angleze, ku tha:

“ Tifozët shqiptarë janë më të mirët në botë. Të gjithë jemi të bashkuar në një, duke filluar nga fansat e më pas lojtarët dhe i gjithë kombi.

Ne e dimë që do të jetë e vështirë. Kemi një grup të fortë, ndoshta më të fortin. Kam besim që mund të shkojmë atje dhe të bëjmë diçka speciale.

Kur shënoj, bëj festimin me shqiponjë. Shumë njerëz kujtojnë që unë po kopjoj festimin e Anelkas, por unë e dua aq shumë këtë vend sa e bëj. Është një festim i veçantë dhe i bukur.

Do të jetë një ëndërr e bërë realitet, që të luaj në Europian me Kombëtaren time. Do të jetë e njëjta gjë për fansat, familjen time dhe çdo kush që më ka suportuar në këtë rrugëtim. Këtë verë është momenti ynë!”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.