E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SUPER-OPERACIONI ‘5 mln euro’ në Tiranë, kush është Sokol Marku dhe vëllai i tij që merren me drogë në Spanjë
Publik News

SUPER-OPERACIONI ‘5 mln euro’ në Tiranë, kush është Sokol Marku dhe vëllai i tij që merren me drogë në Spanjë

Sot Policia e Tiranës zhvilloi një operacion të madh ku në fokus ishte sekuestrimi i disa pasurive të Sokol Markut dhe vëllait të tij E.Marku, që janë vënë në mënyrë të paligjshme.

Dy vëllezërit nga Mirdita janë hetuar në Spanjë për trafik droge dhe dyshohet se jepnin para me fajde. Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë me vlerë 5 mln euro të dy vëllezërve.

Janë kapur në total 18 mjete luzose, 10 pasuri të paluajtshme dhe 2 biznese. 32-vjeçari Sokol Marku ka qenë i hetuar për drogë dhe për pastrim parash në Spanjë dhe në vendin tonë.

Operacioni është kryer në kuadër të ligjit antimafia që vijon të jetë në fuqi. Sokol Marku është një emër i njohur i botës së krimit, ku kryesor ka qenë trafikimi i lëndëve narkotike dhe pastrimi i parave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.