E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Superaksion në Itali, arrestohen 18 persona. Mes tyre shqiptarë
Lajme

Superaksion në Itali, arrestohen 18 persona. Mes tyre shqiptarë

18 persona, mes tyre edhe shqiptarë janë arrestuar nga Policia Italiane.

Operacioni antidrogë që përfshiu mbi 90 karabinierë të Kompanisë së Raguzës, të mbështetur nga karabinierët e “Cacciatori di Sicilia”, njësitë me qen dhe Bërthama e Helikopterëve, ka sjellë arrestimin e 18 personave të moshave nga 20 në 40 vjeç.

Operacioni “Flipper”, i autorizuar nga gjykata e Raguzës me kërkesë të Prokurorisë së Republikës, ka ardhur edhe pas kërkesave për ndihmë nga shumë prindër të preokupuar nga rritja e tregtisë së narkotikëve në shtëpitë e sheshet publikë të pjesës së sipërme të qytetit sicilian.

Hetimet e kryera në disa qytete kanë sjellë procedimin e 32 personave, pesë prej të cilëve në gjendje të lirë, ndërkohë që janë sekuestruar mbi katër kilogramë hashash e marijuanë, si dhe një sasi eurosh të përfituara nga veprimtaria e paligjshme.

Emrat:

Andrea Ferrera, 31 vjeç, italian

Mirko Ferrera, 24 vjeç, italian

Elvis Maloku, 20 vjeç, shqiptar

Alandro Maloku, 22 vjeç, shqiptar

Alessandro Avola 38 vjeç, italian

Daniele Vasquez, 41 vjeç, italian

Enrico Scenna 38 vjeç, italian

Mario Dinicola, 44 vjeç, italian

Vito Lo Magno, 49 vjeç, italian;

Carmelo Leone, 42 vjeç, italian

Alessio Garozzo, 27 vjeç, italian

Vincenzo Scenna, 19 vjeç, italian

Francesco Cilenti, 31 vjeç, italian

Marian Lucian, Codreanu, 25 vjeç, italian

Ayman Sokmani, 22 vjeç, italian

Giovanni Zisa, 50 vjeç, italian

Ouadah Hassen , 20 vjeç, tunizian

Fathi Grami, 32 vjeç, tunizian

(E.K/FAXWEB)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.