E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Supergrabitja në Rinas, “lëvizin” prokurorët
Lajme

Supergrabitja në Rinas, “lëvizin” prokurorët

Në vendin e ngjarjes së grabitjes së parave në aeroportin e Rinasit kanë shkuar paraditen e së premtes punonjës të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ata po hetojnë për grabitjen me armë, por edhe për shpërdorim detyre. Sipas një raporti konfidencial thuhet se policia është njoftuar 5 minuta me vonesë për ngjarjen dhe për më tepër policisë nuk i është lejuar që të hapë portën dhe të hyjë në pistë për të ndërhyrë.

Sipas Top Channel “raporti tregon minutë pas minute veprimtarinë e secilës prej instancave dhe thuhet se policia gjendej në pistë në momentin që është thyer perimetri për disa shtetas të deportuar, por ajo nuk është njoftuar se po ndodhte një grabitje”.

Policia ka marrë personat e deportuar dhe është larguar, pasi nuk ka pasur as fushëpamje për të parë se po ndodhte një grabitje.

Kur është lajmëruar, punonjësit e TIA-s nuk kanë hapur portën dhe policia është detyruar që të ecë paralel me rrethimin e jashtëm, çka ka sjellë humbje kohe.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.