Sylvinho në delir: Dua Botërori dhe të fitoj Champions si trajner!
Sylvinho beson fort te fitorja e Shqipërisë në Serbi. Në një intervistë për “TV Klan”, trajneri i kombëtares shqiptare shprehu bindjen se lojtarët do të japin gjithçka në përballjen e ardhshme.
“Kualifikueset nuk janë kurrë të lehta. Serbia është kundërshtar i fortë, por ne kemi lojtarë cilësorë që japin 100% në fushë. Pres një ndeshje të madhe,” tha Sylvinho.
Ai shtoi se “tani është momenti për analiza. Sigurisht, nuk është vetëm një ndeshje. Ka peshë të madhe për kualifikueset, për ne dhe për ata. Kemi 5-6 ditë për t’u përgatitur edhe të shohim përpara”.
Trajneri gjithashtu zbuloi: “Po të them një sekret. Një trajner e ndjen kur diçka nuk shkon dhe flas për 23-24 lojtarë që kam. Ata janë të gjithë bashkë dhe jam këtu për t’i ndihmuar”.
Në fund, Sylvinho shprehu ëndrrën e tij: “Ëndërroj të kualifikohem me Shqipërinë në Botëror dhe ta fitoj Ligën e Kampionëve si trajner klubi”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



