E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku debaton me Ibrahimajn dhe Denajn, diskutimet për koncesionet sjellin tensione, ndërpritet mbledhja (REPLIKAT)
Politikë

Tabaku debaton me Ibrahimajn dhe Denajn, diskutimet për koncesionet sjellin tensione, ndërpritet mbledhja (REPLIKAT)

Është shoqëruar me tension debati në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ku nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku ka debatuar me ministren Ibrahimaj dhe ish-ministren Denaj lidhur me shpenzimet për koncesionet.

Në fjalën e saj Tabaku vuri në dukje se buxheti i shtetit është i dedikuar për shpenzimet e PPP-ve, duke listuar disa prej koncesionet kryesore të qeverisë Rama.

Debati u acarua pikërisht kur Denaj, ndërsa po fliste për shpenzimet e koncesioneve, tha se janë parashikuar edhe 2 miliardë lekë për një kontratë të lidhur në kohën e qeverisjes së PD.

DEBATET

Tabaku: U bë hera e disatë që i drejtoheni deputetëve me arrogancë. Për mua nuk ka problem, është etika juaj, por jemi të gjithë njësoj. E lexon mirë apo nuk lexon mirë! Cdo dokument të siguroj që e lexoj.

Ibrahimaj: Në radhë të parë nuk ka arrogancë në komunikim. Nuk duhet të shndërrojmë në këtë koncesion faktet. Fiskalizimi nuk është koncesion, ky është fakt. Dua të ritheksoj që qeveria është e kujdesshme në transparencë ndaj publikut. Lista e koncesioneve për transparencë publikohet. Tregon përgjegjshmërinë e qeverisë.

****

Denaj: Janë 13.8 mld lekë shpenzime në vit për koncesionet. 13% e të ardhurave faktike, por dua të ndaloj tek zërat, janë 13 koncensione nga të cilat në total 5 miliardë për infrastrukturë rrugore, ku 3 mld është Rruga e Arbrit, 4 mld për shëndetësi dhe 2 miliardë për shërbimin e skanimit, program i kohës suaj, ku pagesa bëhet pavarësisht nëse skanohet.

Ndërhyn Jorida Tabaku

Denaj: Mos u emociono kaq shumë kur flisni nuk ju ndërpresim kur vjen puna për një kontratë të kohës suaj…

Shalsi: Ta ndërpres mbledhjen dy minuta? Ndërpritet mbledhja

Spaho: Nëse doni të bëni debat…

Denaj: Jo unë nuk po bëj debat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.