Tabaku i përgjigjet Ahmetajt për ‘Taksën e Sheshtë’: Do rrisë formalitetin dhe do nxisë ekonominë
Në një reagim në rrjetet sociale, Tabaku thotë se një tjetër përfitim i vendit nga taksa e sheshtë është edhe rritje të investimeve të huaja direkte.
“Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eleminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë”, nënvizon Tabaku.
POSTIMI I PLOTE
Shqipëria fiton me taksën e sheshtë sepse investimet e huaja direkte do të rriten, Shqipëria sot nuk ka më investime të huaja. Por ajo do të fitojë nga rritja e tyre përmes taksës së sheshtë 9%.
Shqipëria fiton me taksën e sheshtë pasi shqiptarët do taksohen në mënyrë të ndershme dhe barabartë. Bizneset nuk do të mbitaksohen ndërsa një pakicë favorizohet. Jo! Shqipëria fiton kur të gjithë taksohemi në mënyrë të barabartë.
Shqipëria fiton kur shtresa e mesme, që sot diskriminohet do të mund të sigurojë me shumë të ardhura përmes taksës së sheshtë”.
Taksa e sheshtë do të rrisë formalitetin, do të eleminojë favorizimet dhe do të nxisë ekonominë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



