E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: Pallati i Kongreseve dhe Shtëpia e fëmijëve do të shemben
Lajme

Tabaku: Pallati i Kongreseve dhe Shtëpia e fëmijëve do të shemben

Denoncimi i deputetes: Në vend  të tyre, do të ndërtohen kulla!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, zhvilloi një interpelancë në Kuvend me kryeministrin Edi Rama, i cili zgjodhi ta delegojë përfaqësimin te ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj.

Në fjalën e saj, Tabaku ngriti një sërë pikëpyetjesh mbi funksionimin dhe nivelin e transparencës së Korporatës së Investimeve, duke kërkuar sqarime të detajuara për inventarin e pronave dhe marrëdhëniet me sektorin privat.

“Cili është inventari i këtyre pronave që ka kjo korporatë? Mbi çfarë parimesh bëhen marrëveshjet me privatët? Si përzgjidhen dhe si garantohet që korporata nuk është e lidhur me krimin, siç ka ndodhur me PPP-të?” u shpreh ajo.

Deputetja ndaloi edhe te projekte konkrete, duke përmendur Pallatin e Kongreseve dhe shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”, për të cilat, sipas saj, ekzistojnë plane zhvillimi që mund të ndryshojnë funksionin aktual.

“Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë korporatës, që mund të çojë në shembjen e tij dhe ndërtimin e kullave? E njëjta gjë edhe për shtëpinë e fëmijës ‘Zyber Hallulli’,” deklaroi Tabaku.

Ajo akuzoi qeverinë për mungesë të theksuar transparence, duke theksuar se për projekte të mëdha publike mungon publikimi i dokumentacionit bazë financiar.

“Cili është inventari i këtyre pronave që ka kjo korporatë. Mbi çfarë parimesh bëhen ujditë me privatët. Si përzgjidhen, si garantohet që korporata nuk është e lidhur me krimin, siç ka ndodhur me PPP. Mbi çfarë parimi është vendosur që Pallati i Kongreseve t’i kalojë Korporatë, që do të shembë Pallatin e Kongreseve dhe do të ndërtohen kulla, apo dhe shtëpia e fëmijës ‘Zyber Hallulli’, ku do të ndërtohen kulla. Ndaj Rama duhet të vinte të jepte llogari. Asnjë transparencë. Edhe për një stilolaps kërkohet transparencë, po për projektet e mëdha? Pse nuk botohen bilancet, raportet vjetore?”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.