E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku pas seancës së Komisionit Hetimor: Rama dështoi të tregojë ku kanë shkuar 100 mln euro e inceneratorëve
Lajme

Tabaku pas seancës së Komisionit Hetimor: Rama dështoi të tregojë ku kanë shkuar 100 mln euro e inceneratorëve

Pas përfundimit të seancës maratonë të Komisionit Hetimor për Inceneratorët ku dëshmoi kryeministri Edi Rama, Jorida Tabaku është shprehur se kreu i qeverisë dështoi që të tregonte se ku kanë shkuar 100 mln euro që u hodhën për inceneratorët.“Ajo që dëgjuam për 10 orë ishte sigurisht dëshmitari që e mbronte korrupsionin, hiqte përgjegjësinë e tij. Ajo që nuk arritën shqiptarët të kuptojnë është se si disa që janë në kërkim nga drejtësia, arrijnë të paguhen akoma nga buxheti i shtetit. Unë besoj që komisioni i ka bërë një nder të madh publikut, duke bërë transparente faktet. Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 100 mln që janë paguar për këto inceneratorë. Si u jepet një konçension disa personave që nuk kanë lidhje me trajtimin e mbetjeve. Refuzoi të vërtetën. Bëri mbrojtjen më të mirë politike dhe publike pë rata që janë në kërkim. Ne kemi adinistruar faktet në Komision. Çudia më e madhe është se si mundet që kryeministri i një vendi, që ka dy ministra në burg, të jetë krenar” – tha Tabaku.

“Sot Rama dështoi të thoshte se ku kanë shkuar 430 milionë euro duke injoruar ccdo ligj dhe Kushtetutën dhe refuzoi të thoshte të vërtetën. Unë nuk kisha asnjë pritshmëri, Komisioni ka prova5t dhe dëshmitë. E ka parë që inceneratorët nuk ipunojnë por si mundet kryeministri i një vendi të vazhdojë të jetë krenar pasi ka 2 ministra në burg, duhej të ishte dorehequr. SPAK do t’i ccojmë dosjen e plotë me përgjegjësitë e gjithsecilit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.