E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku publikon videon e Ramës: Brenda 15 ditëve gënjeu tre herë për planin ekonomik
Publik News

Tabaku publikon videon e Ramës: Brenda 15 ditëve gënjeu tre herë për planin ekonomik

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka publikuar një video të kryeministrit Edi Rama, me pjesë nga deklaratat e këtij të fundit ku thotë se brenda qershorit do të shpallej plani kombëtar ekonomik.

tabaku

 

Tabaku shkruan se Rama ka gënjyer brenda 15 ditëve plot tre herë për planin ekonomik, ndërsa “sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë”.

Më tej ish-deputetja shkruan se “Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën”.

Postimi i plotë:

Në harkun kohor të 15 ditëve gënjeu tre herë në radhë për planin ekonomik. Sa herë pyetej për ndihmën qesharake ndaj shqiptarëve kur e gjithë bota shpenzonte ç’kishte për të rimëkëmbur ekonomitë, Rama gënjente pa iu dridhur qerpiku. Sot 1 në 3 biznese ka ulur qepenin dhe 57 mijë shqiptarë se paku kanë humbur punën, në një ekonomi ku 40% e ekonomisë është informale numrat janë më alarmantë.

Sa me shumë flet e vërteta aq më shumë thërrasin e bërtasin. Shqipëria ka shpresë dhe ditë më të mira do të vijnë, pasi shqiptarët do t’i tregojnë vendin gënjeshtarit që ka mbyllur qeverinë me pushime ndërsa shqiptarët humbasin punën.

Bashkëngjitur linku me videon e publikuar nga Jorida Tabaku :

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.