E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: Rama-Doshi-Rakipi  Mbi 120 mln euro për të blerë votën
Publik News

Tabaku: Rama-Doshi-Rakipi Mbi 120 mln euro për të blerë votën

Ndërsa thekson se çdo ditë dalin në dritë prova dhe fakte, Tabaku deklaron se “Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve”.

Rama-Doshi-Rakipi

Tabaku thekson se shpërndarja e fondeve është bërë në kundërshtim me ligjin elektoral. “Ate po bej vleresimin e punes se Rames qe nga viti 2019 deri ne janar 2021 nuk ka dhene asnje fond per rindertimin. Befas, ne kundërshtim me ligjin elektoral shpërndau 124 mln euro nga 1 Janari ne 24 prill 2021. Sipas ligjeve ne fuqi kjo pune është krim elektoral. Ndaj duhet vleresuar si i tille nga institucionet përkatëse”, shkruan ajo ndërsa i përgjigjet një qytetari.

Reagimi:

Mbi 120 mln euro janë përdorur nga buxheti shtetit për të blerë votën nga qytetarët në 4 muajt e parë te vitit, nëpërmjet pagesave për tërmetin.

Përditë dalin në dritë prova, fakte dhe të dhëna se si kanë blerë vota edhe përmes buxhetit të shtetit.

Rama-Doshi-Rakipi përpos presioneve me grupe të strukturuara kriminale kanë përdorur në kundërshtim me ligjin milionat e buxhetit për të blerë vullnetin e votuesve.

Në 8 vjet abuzuan me taksat në kurriz të shqiptarëve, në 2 vite pas tërmetit nuk shpërndanë asnjë ndihmë për tërmetin duke i varfëruar qëllimisht për ti blerë më lehtësisht.

Tirana, Vora, Shijaku, Durrësi dhe Kamza janë ato bashki ku ky krim elektoral është konsumuar më shumë. Me një rritje në 500% të pagesave gjatë fushatës elektorale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.