E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tahiri përplaset me Dudushin dhe Pezën, ua ka mbyllur gojën Rama o …
Politikë

Tahiri përplaset me Dudushin dhe Pezën, ua ka mbyllur gojën Rama o …

Alban Dudushi dhe Alfred Peza, të ftuar në emisionin “Open”, debatuan ashpër me ish-ministren e Jashtme të Kosovës, Edita Tahiri.

Kjo e fundit tha se ideja për ndarjen e Kosovës lindi në Tetor të vitit 2016, kur Rama vizitoi Beogradin dhe mori përsipër që planin e Vuçiçit ta përçonte në Kosovë, ndërsa shtoi se është e lumtur që në Samitin e sotëm të Berlinit, mori fund kjo ide “ogurzezë”.

I menjëhershëm ishte reagimi i Pezës dhe Dudushit, të cilët kundërshtuan Tahirin, duke u munduar të marrin në mbrojtje Ramën, por ish kryenegociatorja  e Kosovës nuk u kursye as ndaj tyre, duke i quajtur “mbrojtës të verbër të Edi Ramës”.

“Ore si ka mundësi që e mbroni Ramën kaq vërvbërisht? Unë e di që ai ua mbyll gojën në mënyra të ndryshme, por më mirë heshtni dhe mos mbroni atë dhe idenë që ai mori përsipër ta çojë në politikën e Kosovës. Unë e di që e keni mendjen te shpërblimi që do merrni, por bëni mirë të më dëgjoni edhe mua. Juve u ka mbyllur Rama gojën, kurse mua jo, ndaj unë jam e lirshme të them të vërtetën, ndërsa ju përpiqeni të mbroni kryeministrin tuaj. Unë flas me burime të dorës së parë, pasi kam qenë 7 vite kryenegociatore, ndërsa ju mbroni Ramën me deklarata gazetash”, tha Tahiri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.