E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi/ Ftesa e Metës, nis mbledhja në Presidencë me krerët e partive opozitare
Publik News

Takimi/ Ftesa e Metës, nis mbledhja në Presidencë me krerët e partive opozitare

Takimi ka nisur në orën 09:00, ku në Presidencë kanë mbërritur kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, me të gjithë aleatët.

 

Ndërkohë, në takim mungon kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka dërguar nenkryetarin e partisë, Petrit Vasili.
aleatet meta
Takimi vjen pak ditë pasi Presidenti Ilir Meta u bëri ftesë publike dhe kërkoi të takohet ” të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi”, thuhej në njoftimin e dhënë nga Presidenca.
Nderkohe qe mengjesin e sotem Presidenca rikujton se “Presidenti i Republikes SH.T.Z Ilir Meta pret ne oren 09:00 Koalicionin e Opozites prane Presidences”.
Kujtojme se dje pasdite, në orën 17:00, kreu i opozitës, Lulzim Basha mblodhi në takim të gjithë aleatët e partive të vogla opozitare në selinë blu për të diskutuar për situatën ku ndodhet vendi.

Në takim me kryedemokratin Lulzim Basha ishin kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, kreu i PR Fatmir Mediu, kreu i LZHK Dash Shehi, kreu i PBDNj Vangjel Dule, kreu i PDIU Shpëtim Idrizi dhe kreu i PDK Nard Ndoka.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.