E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi i ambasadorit të BE me Bashën/ Soreca: Vlerësojmë rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik
Publik News

Takimi i ambasadorit të BE me Bashën/ Soreca: Vlerësojmë rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik

Në një postim në Twitter, kreu i delegacionit të BE në vendin tonë, Soreca thotë se roli i opozitës në Shqipëri është “thelbësor” në monitorimin e zbatimit të rekomandimeve që janë bërë në Raportin e KE-së.

Ndërkohë Soreca zbulon se në bisedën me liderin e demokratëve është diskutuar edhe për axhendën në Parlament të PD për muajt e ardhshëm.

“Ne patëm një diskutim të gjerë edhe për axhendën parlamentare të PD-së për muajt në vijim.

Bashkimi Europian vlerëson rolin pozitiv që ka luajtur lidershipi i PD-së në këtë moment të rëndësishëm politik për rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE të Shqipërisë”, shkruan Soreca.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.