E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi me ambasadorët, Basha përgjigjet me një fjali dhe tregon çfarë është diskutuar
Lajme

Takimi me ambasadorët, Basha përgjigjet me një fjali dhe tregon çfarë është diskutuar

TIRANË

I ka mjaftuar një fjali kryetarit të PD-së Lulzim Basha për të treguar se çfarë është diskutuar në takimin me ambasadorët e SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Anglisë, Italisë dhe Francës të akredituar në vendin tonë.

Në një prononcim për mediat, pasi foli për arrestimin nga SPAK të ish-ministrit të mjedisit Lefter Koka, Basha u pyet për takimin me ambasadorët. E me sa duket të gjitha zhvillimet e ditëve të fundit dhe ato që priten kanë qenë temë, pasi Basha foli për të djeshmen dhe për të ardhmen.“Takim i sotëm me ambasadorët ishte për të djeshme, për të sotmen dhe për të ardhmen”, deklaroi Basha, duke falënderuar më pas gazetarët dhe duke u rikthyer në selinë e PD.

Arrestimi me urdhër të SPAK i ish ministrit të Mjedisit Lefter Koka, pas hetimeve për dosjen e inceneratorëve, për Lulzim Bashën tregon rëndësinë e madhe që ka vijimi i punës së komisionit hetimor parlamentar për këtë çështje.

Basha theksoi se deputetët e PD do të vijojnë të sjellin fakte për të zbardhur atë që e quajti “skemë monstruoze korrupsioni”.

“Nuk mund të themi se sot është një ditë triumfi për drejtësinë ndoshta fillim i injë procesi por s’përfundon pa dhënë përgjigje pyetjeve se cfarë bëhet me kokat e kësaj afere? Me kreun e qeverisë që kaloi 17 vendime qeverie brenda një dite. Paratë e kujt po pastronte ministri i Ramës që u arrestua sot?

Kjo dëshmon rëndësinë e madhe që ka komisioni hetimor për inceneratorët.

Arsyet e rezistencës që iu bë ngritjes së këtij komisioni rikthen vëmendjen që PD po e bën këtë betejë për interesat e shqiptarëve por po tregohet që me refuzimin për t’ju përgjigjur në kohë me dokumente e dëshmitarët e kërkuar fajtorët janë vetë zbuluar para opinionit publik.

Ky është momenti për ti thënë cdo shqiptari që komisioni hetimor për inceneratorët kjo betejë do vazhdojë dhe se pavarësisht prej vullnetit të plotë apo jo të drejtëësisë të cilës i kërkoj sot të veprojë pa hezitim për të vënë para përgjegjësisë të gjithë duke nisur nga kokat e jo duke u kënaqur me 1,2,3 pjesëmarrës në këtë skemë gjigande korrupsioni.

Pavarësisht kësaj PD e deputetët në komision për hetimin do vijojnë betejën për zbardhjen e kësaj skeme gjigande korrupsioni që ka rënduar qytearët.

Sot është dita kur është arrestuar Lefter Koka që Edi Ramës, Engjëll Agaçi, Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj, Klodian Mërtiri dhe Erion Veliaj të thërriten e të procedohen sipas ligjit se pa ta Lefter Koka s’do arrinte sot të kryente këtë vepër monstruoze e këtë krim të rëndë”, tha Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.