E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Takimi në fasonerinë në Durrës/ Basha zbardh planin se si do të rritet paga minimale
Lajme

Takimi në fasonerinë në Durrës/ Basha zbardh planin se si do të rritet paga minimale

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur mbrëmjen e sotme në një fasoneri në Durrës, ku ka zbuluan planin e qeverisë së drejtuar prej tij rindërtimin, rritjen e punësimit dhe rritjen e pagës minimale. 

f308fc6d-57c2-4321-af46-a698ee604f5d

Basha theksoi se paga minimale nuk rritet me akt normativ, por duke i ulur sipërmarrjes taksat, çmimet e naftës dhe energjisë.

“Procesi i dëmshpërblimit, rindërtimit është i pandershëm. Në Durrës kam dëgjuar se si një apartament i shkatërruar, ka qenë fillimisht DS5, është regjistruar si e tillë, e mbrapa është regjistruar DS3. Hapi i parë që do të bëjmë është rivlerësimi i dëmeve. Do e bëjmë në mënyrë të tillë që procesi të ecë sa më shpejt. Po të na kishte dëgjuar ne dhe planin që i vendosëm në dispozicion, i hartuar nga ekspertët më të mirë. Sot, pjesa më e madhe dërrmuese e shtëpive do të rindërtohej nga qytetarët me para në dorë dhe do të ishim në fazë të avancuar. Njësoj si me rindërtimin dhe të gjitha gjërat e tjera në këto vite, është parë si një proces për të përfituar një grusht njerëzish.

Gjithçka është bërë që të kontrollohet nga një dorë. Në rastin e qyteteve, do të veprojmë me shpejtësi të madhe, kemi ngritur një grup të mirë arkitektësh, inxhinierësh dhe një emër të certifikuar që e përdor NATO për çështje të tilla, në ditën e parë të rinisë rindërtimi, i cili ka mbetur pezull. Duhen garantuar standardet në çdo fushë, sigurinë ushqimore, prandaj e kemi deklaruar se dy shtyllat kryesore të programit tonë, janë rritja ekonomike dhe procesi i Shqipërisë në BE.

Anëtarësimi në këtë fundit do e ndihmojë Shqipërinë në çdo sektor, dhe rritja ekonomike është një nga arsyet se përse duhet të futesh në BE. Në ambientet e mbyllura, përhapja e virusit përbënte një rrezik të madh. I kam kërkuar qeverisë t’u japë pagat dhe ju të shkonit në shtëpi, a ta nuk e bënë dhe një javë më pas u bë infektimi masiv në Krujë e Fushë-Krujë. Ata nuk e bënë, jo vetëm me fasonretë, por në çdo sektor. Pasi dëgjoi dekretin tonë tha do të rrisim pagat dhe i bëri 300 mijë. Jemi mësuar në fushata që ofrohet hëna.

Mali Zi, Maqedonia e kanë taksën 9%, ne e kemi 15% aktualisht. Ndërsa pas 25 prillit do e bëjmë 9%. Ajo që do i kërkojmë sipërmarrjes është që në shkëmbim të një klime të re biznesi, do i kërkojmë që fitimi të ndahet. Në këtë moment sipërmarrësi e ka të mundur sepse i është ulur çmimi i energjisë, i naftës. E ka shtetin jo një kaçak që i del përpara, por e ka një aleat”,u shpreh Basha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.