E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taksisti nga Pogradeci/AKSIDENTOI PER VDEKJE të moshuarin dhe e la në rrugë/
Lajme

Taksisti nga Pogradeci/AKSIDENTOI PER VDEKJE të moshuarin dhe e la në rrugë/

 

• Ervin Seitllari, 40 vjeç, banues në Pogradec.

• Si edhe u shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras.

Pasi në unazën e qytetit të Pogradecit, shtetasi K.M, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen Polo” me targë AA718SN, ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin J.S, 83 vjeç, banues në Pogradec, këmbësor në rrugë.

 

Pasagjerë në këtë mjet kanë qenë shtetasi Ervin Seitllari dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras, të cilët nuk kanë kallëzuar krimin.

Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e djeshme

Një aksident me vdekje është shënuar këtë pasdite në Pogradecit.

Sipas të dhënave të para, një makinë ka përplasur një këmbësor të moshuar, i cili ka ndërruar jetë. Autori është larguar nga vendngjarja, pas aksdentit.

“Më datë 18.04.2018, rreth orës 16:40, jemi njoftuar se në unazën e qytetit të Pogradecit një mjet tip “Volkswagen Polo” ka aksidentuar me pasojë vdekje një shtetas rreth 75 vjeç, kalimtar në rrugë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e autorit”, njofton Policia.
 Taksisti nga Pogradeci shoqërohej nga një femër, në çantën e saj policia gjeti… 

Një ditë më pas policia bëri të munduar arrstimin e 40 vjeçarit drejtues i automjetit tip “ i cili shoqerohej nga dy persona te tjerë një femër dhe mashkull.

Sipas njoftimit të policies “Si edhe u shpallën në kërkim shtetasi K.M, 28 vjeç, banues në Ishull-Shëngjin, Lezhë dhe shtetasja O.Ç, 25 vjeçe, banuese në fshatin Gurras”

Gjatë kontrollit të mjetit të lartpërmendur, në sediljen e pasme të tij u gjet çanta personale e kësaj shtetaseje, brenda së cilës kishte një thikë të cilën kjo e fundit e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Moskallëzimi i krimit” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 290, 273, 300 dhe 279 të Kodit Penal.

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.