E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taktika, kush janë të larguarit që Edi Rama ‘përkëdheli’ sot
Lajme

Taktika, kush janë të larguarit që Edi Rama ‘përkëdheli’ sot

Reforma në Drejtësi ishte tematika e fjalimit të kryeministrit Edi Rama përpara Fondacionit socialist “Qemal Stafa”.

Duke iu referuar momenteve historike Edi Rama ka zgjedhur që të përkëdhelë dhe disa nga të larguarit veteranë në PS-së.

Kryeministri deklaroi se ky fondacion duhet të bëjë bashkë politikanët e vjetër si Fatos Nano, Servet Pëllumbi, Ylli Bufi, që sipas tij, kanë pasur pesha dhe përgjegjësi të mëdha në vendimmarrjen e PS, me socialistët që drejtojnë sot, dhe që kanë po të njëjtat përgjegjësi.

“Fondacioni duhet të bëjë bashkë Nanon, Pëllumbin, Hajdaragën, Ylli Bufin e me radhë njerëz që kanë pasur përgjegjësi në kohë të rëndësishme dhe pesha të rënda në vendimmarrjet e PS, me ne që sot i kemi këto përgjegjësi dhe peshën dhe me të tjerë që i përkasin botës akademike, shoqërisë civile, ku përkatësia nuk është kaq direkte sa e atyre që janë të lidhur me këtë familje politike, por indirekt na vjen si hapësirë vlerash, parimesh”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.