E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Tao Tao, mos shërbe si fustan gruaje’, Presidenca i nxjerr videon Ballës: Nxirre në përballje Buburrecin, se do vish prapë të bësh autokritikë…
Publik News

‘Tao Tao, mos shërbe si fustan gruaje’, Presidenca i nxjerr videon Ballës: Nxirre në përballje Buburrecin, se do vish prapë të bësh autokritikë…

Pas deklaratave të Taulant Ballës se Presidenti Meta gjithë jetën e tij ka dashur të dëmtojë Partinë Socialiste, ka ardhur edhe përgjigja nga Tedi Blushi, këshilltari i presidentit Meta.

Blushi i thotë Ballës të “mos shërbejë si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi”, duke nënkuptuar kryeministrin Rama.

Ai i kërkon Ballës që të nxjerrë në përballje Ramën, pasi në 26 prill do të shkojë përsëri të bëjë autokritikë në Presidnecë dhe të punojë për çeljen e negociatave.

“Tao Tao, të paktën mos shërbe si fustan gruaje, poshtë të cilit fshihet nga frika Buburreci Trendi.
Mos u spiropalizo edhe ti!
Nxirre në Përballje Buburrecin.
A thotë Buburreci yt se Presidenti takohet skutave me kriminelë?
Nxirre pra të faktojë para tërë shqiptarëve se cilin kriminel ka takuar Presidenti?
Dil edhe ti si përforcues e zhurmues bashkë me të!
Presidenti është i të gjithë shqiptarëve.
E harrove 2 Marsin?
Jam i sigurt se edhe ti do vish me vrap te Presidenti në 26 prill të bësh autokritikë e të punosh për çeljen e negociatave.
Të gjithë shqiptarët mezi presin çeljen e negociatave që ju i bllokoni me pabesinë ndaj 5 Qershorit.
Ora e Përballjes po afron”, shkruan Blushi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.