E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Taulant Balla:  Me 30 maj  mund të zgjidhet Presidenti i ri i vendit
Lajme

Taulant Balla: Me 30 maj mund të zgjidhet Presidenti i ri i vendit

Kreu i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Ballla, deklaroi se data 30 Maj është afati maksimal për zgjedhjen e Presidentit të republikës.

Gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e kryetarëve, Balla u shpreh se nëse Presidenti nuk do të arrijë të zgjidhet në datën 23 maj, atëherë data e fundit, mbetet 30 maji.

Gjithashtu Balla ftoi Partinë Demokratike që të propozojë emra konkretë në lidhje me zgjedhjen e kreun e ri të shtetit dhe të mos e paragjykojë procesin.

Taulant Balla: Vendimi që ka marrë grupi parlamentar i PS është që presidenti nuk mund të jetë anëtarë i grupit të Partisë Socialiste. Nuk duam një president të Partisë Socialiste, duam një president të të gjithë shqiptarëve. Ju mund të vini me 4 emra dhe nuk duhet ta paragjykohet procesi, pasi mund të biem dakord me një nga emrat e propozuar nga ju.

Ju thoni unë nuk propozoj emra se ky do tallet me emrat e mi. Po nga ta di unë çfarë emrash keni ju në kokë.

Mund të ndodhë dhe e kundërta një nga emrat e propozuar nga ne mund t’ju pëlqejë ju dhe të bini dakord. Por duhet të ulemi dhe të negociojmë.

Keni vendosur kusht që t’i hiqet e drejta maxhorancës të mos propozojë. Po kjo është një formul që funksionon për Avokatin e popullit, por jo për Presidentin e Republikës.

Hajde të ulemi të gjithë kryetarët e grupeve që tani, biem dakord. Doni pak kohë e lëmë pasdite apo nesër në mëngjes. Jemi të gatshëm të ulemi së bashku për çdo propozimin tuaj. E doni për kriteret hajde ulemi, por më mirë është një proces që të jetë i bazuar te emrat. Keni kërkuar dy herë shtyrje, është miratuar. Afat maksimal kërkuat, afat maksimal. Tani kemi hyrë në numërimin mbrapsht. Nëse nuk e zgjedhim dot në 23 afati tjetër është data 30, afati maksimal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.