E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Të çojmë Ramën me azil politik”, të rinjtë e PD-LSI nuk do ndalin protestat. Zbulohet skenari për nesër
Publik News

“Të çojmë Ramën me azil politik”, të rinjtë e PD-LSI nuk do ndalin protestat. Zbulohet skenari për nesër

Pas protestës së të shtunës, ashtu sikurse tha, opozita nuk është ndalur në kauzën e saj. Sot te rinjte e PD-LSI kane nisur nje proteste poshte zyres se ministrit te Brendshem Fatmir Xhafaj per te kerkuar doreheqjen e tij.

Me duartrokitje, me thirrjet “burg per Edi Ramen”, “Xhafa ik”, “qeveri e krimit”, “E duam Shqiperine si gjithe Evropa” ata kane protestuar me pankarta ne duar.

Te rinjte kane vendosur nje gomone me pako qe simbolizon drogen, pranga ne duar dhe kane hedhur peshq dhe letra higjenike drejt godines se ministrise.

“Të na bashkohen jo vetëm sot, në një kauzë që është për të ardhmen e këtij vendi e për të cuar Edi Ramën me azil politik e jo për të ikur rinia nga ky vend. Rinia të mos rri në Facebook, por të dalë dhe të protestojë. Nesër na u bashkoni sërish, ne do të jemi këtu dhe nuk do të ndalemi. Ka qenë rinia ajo që ka përmbysur sistemin më të egër diktatorial.”, tha Belind Kellici.

“I themi Edi Rames largohu menjehere nga Shqiperia se te rinjte jane e ardhmja e vendit dhe ata do te vendosin”, tha Floida Kerpaci.

Ne perfundim te protestes qe zgjati reth 30 minuta, Kellici ka zbuluar edhe skenarin per protesten e neserme:

‘Ne do vijojmë me protestat cdo ditë, neser do kemi protestën e radhës ku do shfaqim serialin e radhës të narkosit shqiptar. I kërkojmë ndjesë Xhafës që i përdorëm edhe gomonen sot, duke iu lënë takim nesër në orën 8 të mbrëmjes”.

protesta10protesta9protesta8protesta7protesta5protesta4

Dje ka qenë kreu i Forumit Rinor të Partisë Demorkatike, Këlliçi, i cili ka lajmëruar dje protestën e radhës. Me anë të një fotoje në Facebook, Këlliçi, ka lajmëruar se sot në oren 12:00 opozita proteston sërish tek ministria e Brendshme.

kellici proteste

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.