E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dyshuar për trafik droge e prostitucion, Europol godet mafian shqiptare në katër shtete, 64 të arrestuar
Bota

Të dyshuar për trafik droge e prostitucion, Europol godet mafian shqiptare në katër shtete, 64 të arrestuar

64 persona, të dyshuar anëtarë të mafies shqiptare janë arrestuar midis datave 3-5 prill.

Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një njoftimi nga Europol, ku shkruhet se ata u arrestuan gjatë një operacioni të shtrirë në Belgjikë, Francë e Holandë, ku u përfshinë rreth 600 agjentë

Të arrestuarit akuzohen për një sërë veprash, si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash.

Të arrestuarit, sipas Europol besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë plantacionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës, ndërsa disa të tjerë dyshohet se janë përfshirë gjithashtu edhe  në një rast të trafikimit të qenieve njerëzore në Francë.

55 persona u arrestuan në Belgjikë, 7 në Holandë dhe 2 të tjerë në Francë.

Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në vend në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale.

“Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë. Në mars, ekspertët mbi krimin shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t’i trajtuar më mirë këto klane të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ardhmen e afërt” thuhet në njoftimin e Europolit.

_dsc3315_1226-small_dsc3342_1253-small

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.