Të ka zënë nën të ajo që ndërtove si demokraci vëlla?
E ndërtove demokracinë në tok të zanun o vëllai im shqiptar. Pa projekt e pa studim.
Me piktor në vend të arkitektit, mjek në vend të inxhinierit, veteriner në vend të muratorit, militant në vend të ekonomistit….
Vodhe hekurin tënd, të kolonave të demokracisë tënde, çimenton tënde, tullat e tua, duke e ditur se ajo shtëpi ku vjedhin familjarët nuk bën hajër!
Të ka zënë nën të ajo që ndërtove si demokraci vëlla? Edhe mua! Mos thirr kot “ndihmë”! Ata që të sillen mbi krye e të ngjajnë si shpëtimtarë janë thjesht shkaba e korba që ndjejnë kërrmën tonë e vijnë të nginjen!
O dil vetë dhe ia nisim nga hiçi, për së mbari, o vdis aty, por prit të vdes unë i pari!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



