Të lumtë palla, pallosh!
Anatomia e një shoqërie që bën sehir

Ilir Levonja
… Të lumtë palla, pallosh, ke gjetur e bën! Vetëm aty ndodh që të tërheqin zvarrë e ti mos ta rruash fare, madje të dalësh në atë mut kuvline tënde dhe të kërcënosh qytetarin tënd – asetin kushtetues të një vendi demokratik. Të lumtë palla, pallosh, se ke gjetur terren!
Shqiptarët nuk bëhen dot bashkë, pasi u prishen interesat partiake. Janë blerë sa majtas-djathtas, i gjen kudo dhe askund. I bëjnë sehir dhunës ndaj shoqi-shoqit duke murmuritur: „Ç’më duhet mua!“. Janë sa socialistë, aq edhe demokratë, aq edhe zogistë, aq edhe komunistë, po aq edhe enveristë, salistë e ramistë, ndaj ngordhin ta shohin tjetrin përtokë. Kurrë nuk u bënë një shoqëri e vetme që, kur i vidhet prona tjetrit, të ndizen zjarr. Sepse, siç i thonë fjalës, nga i thati digjet edhe i njomi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



