Është shtrembëruar burri si Kulla e Pizës dhe gënjen pa pikë turpi
Është shtrembëruar burri si Kulla e Pizës dhe thotë se ky është ekipi më i mirë i të gjitha kohërave. Shqiptarët besojnë se fjala e plakut është e shenjtë, por paska rezultuar një mut.
Prandaj, kur dëgjon se si një burrë 80-vjeçar gënjen në dritë të diellit, të vjen të vrasësh veten.
Kjo për faktin se edhe në PD nuk ka më zgjedhje. Të gjithë ata që ai i konsideron fitues janë veçse ushtarë të tij. Foltorja dhe karizma e Saliut rezultuan një thikë pas shpine për opozitarizmin shqiptar. Absolutisht një tradhti. Nuk është rastësi që sot selia e PD-së, jo demokratët, nuk ka asnjë lidhje me Revolucionin e Flamingove.
Të gjithë ata që e duan vërtet demokracinë, si majtas ashtu edhe djathtas, nuk duhet të pajtohen kurrë me lojëra të tilla. Nga njëra anë thuhet “mos i fol shoferit”, ndërsa nga ana tjetër “pa Berishën nuk ka PD”. Kjo është dhimbja më e madhe dhe, për më tepër, ironia e artë e stanjacionit shqiptar.
Kurrë nuk do të ketë demokraci te ne, nëse nuk ka demokraci reale brenda vetë forcave politike. Sot pluralizmi shqiptar nuk ka parti politike, por prona politike.
E dhimbshme, fatkeqësisht.
Gjithsesi, Sali, me këtë ekip, prona jote fiton një mut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



