TË MARTËN AFATI I FUNDIT, 5 ALEATË TË BASHËS REGJISTROHEN NË ZGJEDHJE (LISTA ME EMRA)
E marta është afati i fundit për regjistrimin e partive në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Deri tani në KQZ janë regjistruar 25 parti, ndërsa kanë aplikuar për t’u regjistruar 8 parti të tjera, duke e çuar në 33 numrin e partive që duan të marrin pjesë në zgjedhjet lokale.
5 nga partitë e regjistruara, dikur kanë qenë aleatë të Bashës. Bëhet fjalë për; Bashkimi Demokrat Shqiptar me kryetar Ylber Valteri, Partia Ora e Shqipërisë e drejtuar nga Zef Shtjefni, Bashkimi Liberal Demokrat e drejtuar nga Arian Starova, Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë e Arian Galdinit, si dhe Partia Kombëtare Konservatore e drejtuar nga Kujtim Gjuzi.
Lista është publikuar nga gazetarja Esiona Konomi për Report Tv.
REGJISTRUAR
ALEATË TË RAMËS
- Partia Socialiste e Shqipërisë Edi Rama
- Partia Socialdemokrate Shqiptare Skender Gjinushi
- Partia e Gjelbër Edlir Petanaj
- Partia Kristian Demokrate Dhimitër Muslia
- Partia Aleanca Demokristiane Zef Bushati
- Partia Socialiste e Moderuar Gjergji Koja
- Partia Unitetit Kombëtar Idajet Beqiri
- Partia Emigracionit Shqiptar Kostaq Papa
- Personat me Aftësi të Kufizuar Gjovalin Shqalshi
- Partia Lëvizja Punëtore Shqiptare Genci Sakaj
- Partia e të Drejtave të Mohuara Ilir Vata
- Demokracia e Re Europiane Koçi Tahiri
- Aleanca për Barazi dhe Drejtësi Europiane Valentino Mustaka
- Partia Demokrate për Integrim dhe Prosperitet Kujtim Muça
- Partia Ardhmëria Shqiptare Emin Subashi
- Minoriteti Etnik Grek për të Ardhmen Kristo Kiço
- Partia për Demokraci dhe Solidaritet Gaqo Apostolo
- P. Për Mbrojtjen e të drejtave te emigranteve Ymer Kurti
- Partia Komuniste e Shqipërisë Qemal Cicollari
ALEATË TË BASHËS
- Partia Bashkimi Demokrat Shqiptar Ylber Valteri
- Partia Ora e Shqipërisë Zef Shtjefni
- Partia Bashkimi Liberal Demokrat Arian Starova
- Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini
- Partia Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi
JASHTË KOALICIONEVE
- Partia për Mbrojtjen e te Drejtave të Puntoreve Kadri Isufaj
KANË BËRË KËRKESË NË KQZ, REGJISTROHEN TË MARTËN
JASHTË KOALICIONEVE
- Fryma e Re Demokratike Bamir Topi
- Lista e Barabartë Ben Blushi
- Partia Zgjidhja Koço Kokëdhima
ALEATË TË RAMËS
- Partia Demokracia Sociale Paskal Milo
- Partia Ligj dhe Drejtësi Spartak Ngjela
- Partia Socialpuntore Shqiptare Ramadan Ndreka
- Partia e Reformave Demokratike Krenar Rryçi
- Pajtimi Kombëtar Shqiptar Spartak Dobi
NË KUSHTE PËR T’U MOS REGJISTRUAR. NUK KA KTHYER FONDET
- Partia Aleanca Demokratike Shqiptare Eduart Abazi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



