Të mashtrosh Amerikën dhe OKB-në me një avatar digjital
Nga Alba Alimehmeti|Opinion|Publik.al
Përdorimi i një avatari digjital, i servirur si “pjesëmarrje ndërkombëtare” nën logon e OKB-së dhe SHBA-së, është përpjekje për të legjitimuar një mashtrim politik.
What’s up America?
Është e rrezikshme që emri i Kombeve të Bashkuara dhe partneriteti me SHBA-të të përdoren për të larë duart nga dështimet reale: korrupsioni, papunësia, emigracioni masiv.
Kjo “ministre” nuk ekziston, as nuk mban përgjegjësi. Ajo është thjesht një kukull elektronike që përsërit fjalët e atyre që e kanë programuar.
Në vend që të përballen me problemet, na shesin fantazira digjitale. Demokracia nuk ka nevojë për ministra virtualë, por për politikanë të vërtetë që japin llogari para popullit, jo para një algoritmi.
Ky nuk është inovacion, kjo është zhvendosje e vëmendjes dhe përdorim i forumeve ndërkombëtare për propagandë të brendshme. Dhe fakti që bëhet nën petkun e OKB-së dhe SHBA-ve e bën edhe më të rrezikshme – sepse keqpërdoret besimi i qytetarëve tek aleatët tanë.
Demokracia nuk ka nevojë për ministra virtualë, por për politikanë të vërtetë që japin llogari para popullit, jo para një algoritmi.
Kush e votoi këtë kukull digjitale? Kush do ta thërrasë nesër në interpelancë? Kush do t’i kërkojë llogari për korrupsionin?
Askush nuk e ka votuar këtë “ministre” dhe askush nuk do të mund ta thërrasë kurrë në interpelancë!
What’s up U.S. Embassy Tirana ?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



