E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të maskuar dhe të armatosur, tre persona grabisin makinën që transferonte paratë e Drejtorisë së Patentave
Lajme

Të maskuar dhe të armatosur, tre persona grabisin makinën që transferonte paratë e Drejtorisë së Patentave

(Foto ilustruese)

Një grabitje ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Durrësit, ku mësohet se pre ka rënë një automjet që bën transfertat e parave, që sipas burimeve bëhet fjalë për grabitjen e një makine që transporton paratë e Drejtorisë së Patentave.

Një grabitje ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Durrësit, ku mësohet se pre ka rënë një automjet që bën transfertat e parave në një banke të nivelit të dytë. Sipas informacioneve ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30 në Shkozet, ku një makinë me tre persona të maskuar dhe të armatosur i kanë bërë pritë autoblindit.

Më tej ata nën kërcënimin e armëve, i kanë marrë të gjitha paratë që kanë qenë në makinë. Sipas informacioneve grabitësit u larguar në drejtim të Shijakut, dhe policia është vënë në ndjekje të tyre.

Ngjarja ka ndodhur pranë drejtorisë së Transportit Rrugor, nuk dihet ende shumë e parave të grabitura. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se autorët e maskuar dhe të amratosue kanë neutralizuar policët e kompanisë private.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.