



Të rinjtë demokratë nuk i ndahen Ministrit Xhafa, ku është Geroni?!
Ndërkohë që ditën e sotme ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i shoqëruar nga ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, kanë shkuar për një aktivitet në shkollën Petro Nini Luarasi, me rastin e 1 qershorit, Xhafaj është përballur me një surprizë të pakëndshme.
Teksa makina e Xhafajt hyn në oborrin e shkollës, të rinjtë e FRPD, drejtuar nga Belind Këlliçi, e kanë pritur me një pankartë në të cilën shkruhej: ‘Ku e ke Agronin uuooo pasha’.
Kjo ka ndodhur në vazhdën e protestave të FRPD për dorëheqjen e Xhafajt ndërkohë që pritet që protestat të përshkallëzohen.
Basha ka përgëzuar forumin për këtë, ndërkohë që mësohet se aksioni i sotëm ishte organizuar nga forumi i Mamurrasit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




