E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Shkodër, një person ndalohet, tjetri në kërkim
Lajme

Të shtëna me armë në Shkodër, një person ndalohet, tjetri në kërkim

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mesditën e së hënës në lagjen Kiras të Shkodrës, duke shkaktuar alarm në zonë dhe një reagim të menjëhershëm të policisë.

Sipas informacioneve paraprake, incidenti ndodhi gjatë një operacioni të Policia e Shtetit, kur efektivët po tentonin të ndalonin një automjet për kontroll. Në makinë udhëtonin dy persona, por drejtuesi nuk iu bind urdhrit të policisë dhe u largua me shpejtësi, duke kryer manovra të rrezikshme në rrugë.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:10 në lagjen “Guerrile”. Pas refuzimit për t’u ndalur, patrullat e policisë i janë vënë në ndjekje automjetit.

Gjatë ndjekjes, dyshohet se pasagjeri i automjetit ka qëlluar një herë në ajër me armë zjarri dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia arriti të ndalojë drejtuesin e automjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për momentin për shkak të hetimeve në vijim. Ndërkohë, vijon operacioni për kapjen e personit tjetër që dyshohet se ka qëlluar me armë.

Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa grupi hetimor, nën drejtimin e prokurorisë, po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e incidentit dhe për të identifikuar personin e shpallur në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.