Të shtëna me armë ne Tiranë, raportohet për dy të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e kësaj të marte në zonën e Laprakës, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave. Njëri prej tyre dyshohet se ka marrë plagë në këmbë.
Të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe motivet që kanë çuar në përdorimin e armës.
Forcat e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur dinamikën e ngjarjes, si dhe për të identifikuar personat e përfshirë.
Pritet që në vijim të dalin më shumë detaje mbi ngjarjen.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



