E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtëna me armë në Vlorë/ Përleshje mes disa personave, një i plagosur
Lajme

Të shtëna me armë në Vlorë/ Përleshje mes disa personave, një i plagosur

VLORË – Një përplasje e dhunshme ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të portit të jahteve në Orikum.

Një 37-vjeçar është plagosur me sende të forta, ndërsa nuk kanë munguar të shtënat me armë

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave  të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër”,njofton policia.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.