Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë, dyshohet për të plagosur
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në fshatin Sopot, në njësinë administrative Zerqan, në Bashkinë e Bulqizës.
Sipas informacioneve paraprake, nga të shtënat dyshohet se ka mbetur i plagosur një person. Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja mbeten ende të paqarta, ndërsa nuk dihen as shkaqet që kanë çuar në përdorimin e armës.
Pas raportimit të incidentit, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendngjarjes për të verifikuar situatën dhe për të zbardhur atë që ka ndodhur.
Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar, i cili do të hedhë më shumë dritë mbi dinamikën e ngjarjes, identitetin e personit të dyshuar si i plagosur dhe rrethanat e të shtënave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



