Të shtënat në Malin e Zi/ Rëndohet bilanci i viktimave, 10 të vdekur, mes tyre edhe fëmijë! Plagoset rëndë një efektiv policie
Rëndohet bilanci i ngjarjes tragjike në Cetinje të Malit të Zi, ku një 34-vjeçar qëlloi me armë në drejtim të disa personave.

Sipas mediave fqinje, kanë vdekur të paktën 10 persona teksa janë plagosur 4 të tjerë.
Mes të vrarëve janë edhe fëmijë të mitur, por ende nuk raportohet për numrin e saktë të tyre. 4 të plagosurit janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Pas ngjarjes tragjike, policia ekzekutoi 34-vjeçarin me iniciale V.B. Sipas raportimeve, gjithçka nisi pas një konflikti familjar
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



