E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tedi Blushi: Çifti i të moshuarve gjobitet me 22 mln lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti!
Publik News

Tedi Blushi: Çifti i të moshuarve gjobitet me 22 mln lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti!

Rama standard të dyfishtë

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar rastin e një ndëshkimi me gjobë të një çifti të moshuarish në Divjakë që kishin rikonstruktuar banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Ai shkruan se Rama ndjek një standard të dyfishtë duke mbyllur sytë për katet ekstra në Tiranë dhe duke dënuar të moshuarit për kotece dhe mura në fshatra.

“Ligjin për më të dobëtit, maliqin për oligarkët!

Në të njëjtën kohë që kujdeset personalisht për të ligjëruar katet pa leje të kullave në zemër të Tiranës, Kryeministri Edi Rama vazhdon të tregojë pa mëshirë forcën e ndëshkueshmërisë ndaj më të dobtëve në fshatrat e Shqipërisë.

Pas të moshuarës 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, që u shoqërua me forcë në polici dhe sot endet gjykatave për një kotec pa leje, sot një tjetër rast revoltues vjen nga Kryekuq i Divjakës ku një çift të moshuarish janë gjobitur me 22.4 milionë lekë pasi rikonstruktuan banesën e dëmtuar nga tërmeti.

Ky është standardi i dyfishtë i Edi Ramës që sheh kotece e mure në fshatra dhe mbyll sytë për katet “ekstra” në Tiranë”, shkruan Tedi Blushi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.