E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tedi  Blushi: Tirana, çdo ditë e më e pabanueshme! Qytetarët e saj meritojnë më shumë
Publik News

Tedi Blushi: Tirana, çdo ditë e më e pabanueshme! Qytetarët e saj meritojnë më shumë

Tedi Blushi, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, duke përcjellë shqetësimin e një banoreje të Tiranës për  jetesën që po bëhet gjtihnjë e më e shtrenjtë dhe e vështirë, nënvizo fjalët e saj se “në Tiranë vetëm ajri është falas, por edhe ai vret se është i ndotur”!

“Tirana po bëhet çdo ditë dhe më e pabanueshme – shkroi Blushi në mesazhin e tij. – Çmimet stratosferike, taksat e larta, gjobat abuzive, korrupsioni i Bashkisë me djegësat fiktivë, mungesa e shërbimeve cilësore të administratës lokale, uji i papijshëm, betonizimi dhe ndërtimet pa kriter, zhdukja e hapësirave publike, si dhe transporti publik skandaloz e kanë kthyer Tiranën në një nga qytetet më të vështira për të jetuar, me kushte të papërballueshme!

Me kryeqytetet europiane, Tirana sot konkurron vetëm me çmime, por jo me shërbime dhe cilësi të jetesës! Më keq nuk ka ku të shkojë! Qytetarët e Tiranës meritojnë më shumë dhe zëri i tyre duhet dëgjuar me përulësi!” theksoi në përfundim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.