E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tek Inceneratori i Tiranës/ Mbahet sot protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, ja çfarë pritet të ndodhë Capture 81
Lajme

Tek Inceneratori i Tiranës/ Mbahet sot protesta e thirrur nga Partia e Lirisë, ja çfarë pritet të ndodhë Capture 81

Pasditen e sotme në kryeqytet pritet të mbahet protesta e thirrur nga Partia e Lirisë.

Protesta është parashikuar të nisë në orën 18:00, tek inceneratori i Tiranës në Sharrë, teksa mësohet se kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta do të japë edhe një mesazh.

Meta ka theksuar se kjo protestë është e qytetarëve dhe se kryefjala do të jetë lidhur me aferën e inceneratorëve. Ai iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë për të mbrojtur interesin publik dhe atë kombëtar dhe për të ekzekutuar frikën që mafia kërkon të mbjellë.

“NDIHESH I VJEDHUR? EJA EDHE TI! Afera e inceneratorëve është “kryevepra” e korrupsionit. Është vjedhja më e madhe që u është bërë qytetarëve shqiptarë. Popullit i kërkojnë të kursejë ndërsa Qeveria nuk ndalet së vjedhuri në kulmin e krizës. Të gjithë në protestë më 13 shtator, ora 18:00, tek inceneratori i Tiranës!”, shkruante Meta krahas spotit të protestës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.