E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tema “Erion Veliaj kryeministër”,më duket më qesharakja e këtyre kohëve.
Publik News

Tema “Erion Veliaj kryeministër”,më duket më qesharakja e këtyre kohëve.

Ylli Manjani

 

Le pastaj kur kjo temë artikulohet sa herë që Erioni bën foto duke u zgërdhirë me Amerikanë gjithfaresh. Të qeshësh pafund.

Erion Veliaj politikisht është thjesht zorra qorre e Edi Ramës. Për sa kohë e bën mirë funksionin e zorrës qorre, pra të bërjes së pordhëve, rri mirë i ngjitur në zorën e trashë të Ramës.

Skenari që po del Rama në pension dhe do lerë Erionin është idiot. Qesharak sa më ska.

Rama, si dashnor i paepur pushteti, nuk e lë atë as me qejf e as me trashëgimi. Ditën që ai bie nga karrikja e Kryeministrit i merr të gjithë me vete, përfshi edhe zorrën qorre Erion Veliaj. Gropa politike që ai do lerë në PS do jetë e madhe shumë. Erion Veliaj është i pari që bie në atë gropë.

Nga ana tjetër, Erion Veliaj nuk ka fituar kurrë një garë në jetën e tij politike. G99 e tij nuk mori as votat e kryesisë së vet. Në vijim ai vetëm u emërua nga Edi Rama në PS. U emërua deputet, ministër e në vijim kryetar Bashkie.

Në zgjedhjet 2015 emërimi i tij ishte ashiqare sepse votat për të i mblodhi PS dhe LSI. Doktor Halim Kosova individualisht e mundi atë. Por Erionin e emëroi koalicioni politik.

Në 2019 e emëroi partia sepse nuk pati garë dhe zgjedhje, për shkak të bojkotit të opozitës.

Përveç se çdo fjalë që thotë e ka rrenë safi,çfarë ka bërë tjetër ky njeri që të meritojë detyrën e Kryeministrit?!

As të kryetarit të Bashkisë nuk e meriton, por për faj të opozitës ai vijon kakarisë si gjeli majë plehrave që nuk incenerohen, sepse paratë publike të trajtimit të tyre vidhen.

Unë këtë analizë bëj.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.