E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi 700 mijë €, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar
Lajme

Tenderi 700 mijë €, Benet Beci kërkon gjykim të shkurtuar

Kryetari i Bashkisë së Shkodër, Benet Beci, i akuzuar për veprën penale “shkelje e barazisë në tendera”, ka kërkuar përmes avokatit të tij zhvillimin e gjykimit të shkurtuar gjatë seancës paraprake në Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Kërkesa për gjykim të shkurtuar nënkupton pranimin e akteve të paraqitura nga prokuroria pa hyrë në një shqyrtim të plotë gjyqësor në themel të çështjes. Në rast se gjykata e miraton këtë kërkesë dhe në fund Beci shpallet fajtor, ai mund të përfitojë ulje të dënimit me një të tretën.

Në këtë proces janë të pandehur edhe Adela Ruko, bashkëshortja e ish-kreut të Autoriteti Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, si dhe Edlira Mitrushi, Jonid Kazani, Yllka Nishku, Premtim Dauti dhe Rudin Gjoni. Ata nuk janë shprehur ende për formën e gjykimit që do të ndjekin.

Sipas burimeve nga seanca, avokati Gentjan Rumano, i cili përfaqëson Adelën Ruko, është larguar nga salla e gjyqit për shkak të një procesi tjetër gjyqësor. Për këtë arsye, gjykata e ka gjobitur atë me 100 mijë lekë të reja. Pas largimit të tij, Ruko është përfaqësuar përkohësisht nga një avokate e caktuar kryesisht.

Mungesa e Rumanos është bërë shkak për shtyrjen e procesit të paktën në dy seanca të ndryshme, duke sjellë vonesa në vijimin e gjykimit. Ndërkohë, vetë kryebashkiaku i Shkodrës nuk ka qenë i pranishëm në seancën e fundit.

Gjykata ka vendosur që seanca e radhës për Becin dhe të pandehurit e tjerë të zhvillohet më 17 mars.

Sipas SPAK, Beci dyshohet se ka shkelur barazinë mes operatorëve ekonomikë në një tender konsulence të zhvilluar nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare në vitin 2019, me objekt “Zhvillimi Strategjik i Sektorit Energjetik” dhe me vlerë rreth 96.5 milionë lekë.

Hetimi është nisur kryesisht mbi bazën e referimit të akteve nga Byroja Kombëtare e Hetimit, pas sekuestrimit të provave materiale në banesën e ish-drejtorit të ARRSH-së, Evis Berberi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.