Tenderi për pemë dekorative në Pyllin Orbital të Tiranës, Albgarden ankimohet përsëri
Drejtoria e Përgjithshme e Pastrimit dhe Gjelbërimit ka rihapur tenderin për blerje pemësh dhe shkurresh dekorative për pyllin orbital të Tiranës, por këtë herë me një fond dhe sasi më të vogël se sa herën e kaluar. Kompania Albgarden ka depozituar një ankese në Komisionin e Prokurimit Publik, duke pretenduar se dokumentat e tenderit përmbajnë gabime trashanike dhe kriteret e vendosura janë abuzive. Kjo është hera e dytë që tenderi është ankimuar nga Albgarden, duke sjellë sfida të reja për Drejtorinë e Pastrimit dhe Gjelbërimit.
Por ai u ankimua tre herë rresht nga kompania Albgarden dhe në të tre rastet, Komisioni i Prokurimit Publik i dha të drejtë asaj. Pas kthimit 3 herë të tenderit, KPP vendosi ta bllokojë tenderin për shkak të kritereve në kundërshtim me ligjin të vendosura nga autoriteti kontraktor.
Në vendimin përfundimtar, KPP u shpreh se përmes kritereve DPPGJ kishte kufizuar konkurrencën dhe më konkretisht në lidhjen që bëhet mes blerjes së pemëve dhe bimëve të tjera dhe mbjelljes së tyre.
Këto kushte kërkonin që një kompani të jetë njëkohësisht dhe furnitore, por po ashtu të kishte të angazhuar edhe 150 punonjës për hapjen e gropave, shkuljen e pllakave dhe mbjelljen e të paktën 1058 pemëve, çka bën që pjesë e procedurës të jenë shumë pak subjekte.
Pas bllokimit nga KPP në fund të vitit të kaluar, Drejtoria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit e ka rihapur sërish tenderin, edhe pse këtë herë me një fond më të ulët. Por edhe këtë radhë ka nisur sërish beteja mes saj dhe kompanisë Albgarden. Një luftë nga e cila deri më tani ka dalë fituese kompania.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



