E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TENSIONE NË DURRËS, PROTESTUESIT NUK LEJOJNË AMBULANCËN TË KALOJË PA E KONTROLLUAR (PËRPLASEN ME MJEKËT)
Lajme

TENSIONE NË DURRËS, PROTESTUESIT NUK LEJOJNË AMBULANCËN TË KALOJË PA E KONTROLLUAR (PËRPLASEN ME MJEKËT)

Është tensionuar protesta e opozitës te mbikalimi i Plepave në Durrës aty ku ndodhet dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi.

Protestuesit sapo kanë parë një autoambulancë që po shkonte në drejtim trë tyre, janë organizuar me shpejtësi dhe i kanë bllokuar rrugën. Situata është tensionuar pasi disa nga protestuesit kanë qëlluar në drejtim të mjetit të autoambulancës duke i krisur dhe xhamin e parë.

Ndërkohë ata kanë kërkuar që të kontrollonin nëse brenda mjetit të urgjencës kishte të suëmurë apo jo, dhe pasi e kanë kontrolluar dhe me ndihmën e mjekëve që kanë zbritur, i kanë hapur rrugën dhe e kanë lejuar.

Ka qenë kryetari i PD Durrës Ferdinand Xhaferri ai që ka bindur protestuesit që ti lironin rrugën autoambulancës.

Screenshot_9.jpgScreenshot_8.jpgScreenshot_7.jpgScreenshot_6.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.